Inflacioni nis të rritet/ Janë shtuar blerjet për ushqime dhe mobilim
08/03/2021 15:29

Inflacioni ka shfaqur shenja përmirësimi gjatë shkurtit, pas rënie së thellë që shënoi në janar duke zbritur në 0.4%. Sipas të dhënave të Instat muajin e kaluar inflacioni arriti në 1.1%, por me gjithë rritjen mbetet sërish në nivele shqetësuese. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pësuar produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike me rreth 3.2%, ku duket se janë përqendruar tashmë edhe shpenzimet e shqiptarëve. Përveç ushqimeve, duket se qytetarët kanë orientuar blerjet edhe te mobilet dhe pajisjet për shtëpinë, pasi ky grup shënoi një rritje prej 2.2%. Nga ana tjetër, shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më pak për veshje e këpucë pasi edhe gjatë shkurtit çmimet e tyre pësuan rënie, teksa më e madhe kjo rënie me rreth 3.9% ishte te transporti që vijon të jetë një ndër sektorët më të goditur nga kriza. Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço kjo ecuri e dobët e inflacionit tregon për një tkurrje konsumi, që vjen nga mungesa e të ardhurave dhe pasiguritë e krizës. “Përderisa nuk kemi një ndryshim, një rritje të çmimeve të këtyre produkteve, nënkupton se kërkesa vijon të jetë anemike. Vazhdojmë të kemi një rritje të dobët të konsumit dhe ekonomia nuk është në nivelet e pritshme. Pandemia ndryshoi edhe sjelljen e konsumatorit, duke i orientuar si ashtu si në 2020 drejt produkteve primare si ushqimet apo produktet farmaceutike. Kjo lidhet me faktin se ose të ardhurat janë të reduktuara ose shqiptarët vazhdojnë të jenë të pasigurt për të ardhmen dhe ndaj nuk po shpenzojnë”, Klodian Muço, ekspert për ekonominë. Ndihma ndaj bizneseve dhe individëve të prekur më shumë nga kriza shton Muço do të ndihmonte në rigjallërimin e konsumit. “Sugjeroj mbështetjen e konsumit dhe bizneseve të vogla. Një ndihmë për bizneset përmes kredive apo garancisë për të gjithë ata që kanë nevojë të shtojnë punësimin apo të investojnë.” Klodian Muço, ekspert për ekonominë Sipas ekspertit Muço, përtej pritshmërive për një përmirësim të situatës, inflacioni pritet të qëndrojë në nivele anemike përgjatë gjithë këtij viti, duke bërë gjithnjë e më të vështirë arritjen e objektivit të bankës qendrore për një normë në 3%.

Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30
Top Channel/ Bordi ul çmimet e naftës, nafta zbret me 6 lekë, benzina ulet me 2 lekë nga ora 12:00
22/09 12:23
Top Channegl/ Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme…
21/09 19:56
Top Channel/ Perspektivë pozitive e Shqipërisë! Moody’s mban vlerësimin ba3, rritje 3.6% e ekonomisë
19/09 15:16
Top News- Çmimet e karburanteve arrijnë në nivele rekord, nafta pritet të shtrenjtohet edhe më tej
19/09 14:20
Top Channel/ Bordi ul çmimet, nafta 219 lekë dhe benzina 195 lekë për litër
19/09 12:35