Zona të gjera të shtetit australian New South Wales kanë mbetur nën ujë pas përmbytjeve masive, teksa grupet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë njerzit e bllokuar në shtëpitë e tyre. Përmbytja disa-ditore ka përfshirë zonat bregdetare të shtetit me popullatën më të madhe, teksa disa pjesë të Sydney u prekën nga përmbytjet më të mëdha në disa dekada.