Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua me një vendim blic nga drejtoria e burgjeve nga Durrësi në IEVP Fier. Pas thuajse 15 muajsh, Veliaj tashmë do të vazhdojë periudhën e paraburgimit në Fier. Transferimi i tij u shoqëruar me mosbesim, pasi masa e pare që mori ishte ajo e refuzimit të ushqimit. Po ashtu, në reagimin e tij nga burgu theksoi se e kanë futur në burg në izolim 10 ditor, pa ujë, dritare, pa kujdes mjekësor, pa telefonata me familjen e tij e në të njëjtin korridor me 3 vrasës serial me burgim të përjetshëm.