Vijojnë të jenë pa adresë dhe të mos gjenden dy dëshmitarët në procesin ndaj ish-imamit të Leshnicës, Almir Daci duke u bërë shkak që gjyqi të shtyhet prej pesë muajsh. Për të sjellë në Gjykatë bashkëshortët Rudina dhe Ali Duka dy komisariate në Tiranë ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës. Ata duhet të rrëfehen se si Almir Daci ju rekrutoi një familjar duke e dërguar në luftime në Siri.