Pjesë e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi do të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kështu ka thënë në një intervistë për Top Channel, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, por i cili tregon se në këtë fazë nuk do të merren me hartimin e statutit të tij, pasi shton se ai i komisionit në Bruksel nuk e kishte përfunduar asnjëherë. Ndërsa nuk pranon se do ta përdorë si kartë jetësimin e tij për njohjen reciproke.