Holanda kundërshton vlerësimet e raport-progresit të Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë. Top-Channel zbulon qëndrimin zyrtar të qeverisë së këtij vendi anëtar, i cili kushtëzon dhënien e statusit kandidat me fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare të vitit 2013.