Historia e rrallë e dollarit amerikan, monedha lindi në Çeki!
12/01/2020 21:59

Dollari amerikan është monedha më e përdorur në botë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 62% e rezervave financiare të planetit mbahen në dollarë amerikanë – më shumë se dyfishi i zotërimeve të huaja totale në euro, jenë e juanë të marra së bashku. Tridhjetë e një kombe e kanë adoptuar atë si monedhën e tyre zyrtare ose i kanë emëruar paratë e tyre sipas saj; më shumë se 66 vende lidhin vlerën e monedhave të tyre me dollarin, dhe sot, pranohet në vende deri dhe në vende si Koreja e Veriut, Siberia dhe stacionet kërkimore në Polin e Veriut. Megjithatë, është një vend ku dollari amerikan “nuk pi ujë”: në qytetin e vogël cek të Jáchymov-it, dhe kjo është vërtet një ironi, sepse është pikërisht këtu, që dollari u krijua për herë të parë janarin e vitit 1520. Shumë prej njerëzve që jetojnë atje sot, nuk e dinë një gjë të tillë. Shumë kohë përpara se Yachymov të ekzistonte, në malet që ndanin Boheminë dhe Saksoninë e ditëve modern, bridhnin arinj e ujqër. Por kur në 1516-tën, atje u zbuluan sasi të mëdha argjendi, një prej fisnikëve vendas më në zë, konti Hieronymus Schlick e “krishteroi” zonën duke e quajtur “ Lugina e Joakimit”, shenjtorit mbrojtës lokal të minatorëve. Në një epokë kur përmbajtja metalike e monedhave ishte përcaktuesi i vetëm i vlerës, Schlick bëri dy gjëra të zgjuara për të siguruar përhapjen dhe mbijetesën e monedhës së tij, thaler: i dha peshën dhe diametrin e monedhave Guldengroschen të përdorur në pjesën më të madhe të Europës qendrore të asaj periudhe, gjë që e bëri më të lehtë për mbretëritë fqinje ta pranonin atë. Dhe prodhoi më shumë monedha nga sa kishte parë bota ndonjëherë. Qyteza e vogël u shndërrua shpejt ne qendrën më të madhe minerare të Europës, ndërsa Thaleri përgjatë 300 viteve që pasuan u përhap gjithandej. Në Danimarkë, Norvegji e Suedi nisën ta quajnë “daler”, në Islandë” dalur”n në Itali”talerro”, në Francë “jocandale”; ai u përhap deri në Afrikë, por në fund, ishte përcaktimi holandez leeuëendaler – dollari luan, apo daler shkurt, ai që i dha dollarit amerikan emrin me të cilin e njohim sot.

Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42