Tahiri është vënë në hetim nga Prokuroria Antimafia Italiane në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxori dokumentin zyrtar sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.