Gucci është vënë në qendër të kritikave për modelet që shfaqen në spotin e fundit publicitar, ndërsa ato pozojnë me koleksionin e veshjeve të firmës. Autoriteti që merret me standardet e reklamave ka marrë ankesa se modelet janë shumë të dobëta si dhe të pashëndetshme.