Grevë në Kosovë/ Punonjësit e sektorit privat: Paga minimale 35 euro
14/11/2019 19:50

Sektori privat në Kosovë do të fillojë protestat dhe grevat, nga e marta e javës së ardhshme. Drejtuesit e sindikatës së pavarur dhe sektorit privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave, e morën këtë vendim pasi kërkesat për rritje pagash dhe zbatim të ligjit të punës e marrëveshjes kolektive, nuk janë dëgjuar. Punonjësit e sektorit privat kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga jo më të ulëta se 350 euro. “Nga java e ardhshme do të fillojmë me protesta dhe greva. Fatbardhësisht, organizmi i punëtorëve është në nivelin e duhur, edhe pse unë kam qenë i vetëdijshëm se ky vendim do të merret, protesta do të nisë nga dita e martë, e mërkurë dhe enjte. Për modelin se a do të jetë një orë apo dy orë dhe formën, sigurisht se do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Jusuf Azemi. Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se rritja e pagës duhet realizuar nga janari i vitit të ardhshëm, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private. “Nuk pranojmë asnjë cent më pak se 350 euro. Kërkesa jona përfundimtare është që çdo punëtor i këtyre kompanive që janë kontraktues me Komunën e Prishtinës, pagat e tyre duhet të jenë 350 euro dhe asnjë cent më pak”, ka shtuar Azemi. Protesta do të zhvillojnë edhe punonjësit e disa shkollave private në Kosovë, me të njëjtën kërkesë, rritjen e pagave.

Top News- Ngërçi drejt zgjidhjes! / Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë mblidhen të shtunën
27/06 13:11
Top Channel/ Ultimatumi i Kushtetueses, Gjykata: Konstituimi brenda 30 ditëve. Mblidhen deputetët
27/06 12:53
Top News- Ultimatumi i Kushtetueses / Albin Kurti fton partitë e tjera në takim konsultues
27/06 12:06
Top Channel/ Kushtetuesja, “ultimatum” në Kosovë/ Gjykata: Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve
27/06 10:04
Top Channel/ Kosovë, Gjykata Kushtetuese urdhëron: Kuvendi brenda 30 ditësh
26/06 21:47
Top News- Kushtetuesja ultimatum Kuvendit/ 30 ditë kohë që të konstituohet Parlamenti
26/06 21:05
Top News- Kosova i ‘mohon’ vetes miliona euro/ Kriza politike lë fondet europiane në pritje
26/06 15:14
Top News- Zëra pro koalicionit me Kurtin / Ish kryediplomati i Kosovës mbështet idenë me një kusht
26/06 14:42
Top News- Urën e ka në dorë BE / Hapja e kalimit mbi Ibër, Kurti nuk vendos dot vetëm
26/06 12:27
Top News – VV heq dorë nga Haxhiu!. Kandidatja për kryetare të Kuvendit s’e përjashton
25/06 16:06
Top Channel/ “Doni të shkoni në det?”: Protestë para Kuvendit të Kosovës për bllokimin e punimeve!
25/06 14:43
Top News- Armë në pronën e politikanit serb/ Sveçla: I përfshirë në aktivitete kriminale terroriste
25/06 14:36
Top News- Gjykata rrëzoi ZRRE-në / Kosovë, Oda Ekonomike- U dha të drejtë bizneseve
25/06 13:11
Top News- Deputetët vijojnë avazin në Kosovë/ Shoqëria civile proteston, kërkon dialog politik
25/06 13:09
Top News – Liberalizimi i tregut të energjisë. Kosovë, gjykata vendos precedentin, pezullon ZRRE-në
24/06 21:25
Top Channel/ BE, testime në urën e Ibrit: Zbarkon KFOR-i me kamionë të rëndë!
24/06 15:19
Top News- Strehimi i emigrantëve nga SHBA/ Kosova ruan të drejtën e dëbimit të tyre
24/06 14:59
Top Channel/ Kosovë, rrezikohen qindra mln euro! Parlamenti ende i pandërtuar
24/06 12:17
Top News- Ngërçi në Kuvend nuk e bezdis Kurtin/ Kreu i LVV: Opozita po na zgjat mandatin e qeverisë
24/06 11:53
Top News-Tjetër tentativë pa rezultat për konstituimin/Haxhiu kërkon votën e opozitës: Duhet vullnet
23/06 16:34