Greva në Francë, në ditën e 23-të të saj
28/12/2019 17:58

Greva e transportit në Francë ka hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, dhe vazhdon të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris, edhe këtë fundjavë ndërsa sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze. Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën. Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për vitin e ri. E hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqenien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak. Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë krishtlindjet, në vitet 1986-1987. Por, edhe një tjetër lëvizje, ajo e jelekëverdhëve, nuk po ndalet. Këta të fundit, ndonëse më të reduktuar në numra se më parë, u mblodhën në place de la bourse në Paris, për javën e 59 të protestave, duke iu bashkuar punonjësve të hekurudhave dhe grevistëve të tjerë.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35