Greqi, pas plazhit vjen acari/ Dëbora krijon probleme në rrugë, temperatura – 18 gradë celsius
17/01/2021 12:25

Dëbora krijon probleme në rrugë, temperaturat arrijnë –18 gradë celsius. Greqia është goditur në orët e fundit nga një valë e motit te acartë e quajtur “Leandros” e cila ka sjellë në fillim reshje bore në të gjithë Greqinë kontinentale dhe disa ishuj, e më pas temperatura te acarta. Reshjet e borës gjatë gjithë ditës se shtunë kanë sjellë probleme të shumta me transportin prej zonave periferike te Athinës, në Greqinë qendrore e sidomos në gjithë Greqinë e veriut. Në shumë rrugë nacionale lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me ndihmën e zinxhirëve ,ndërsa policia rrugore ka ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit te rënde. Prej orëve te mbrëmjes të së shtunës reshjet e borës u pasuan nga temperatura tepër të ulëta deri ns -17 gradë ,ndërsa në disa zona të Greqisë veriore si Klisura e Kosturit, liqeni i verdhe i Kozanit, apo edhe qendra sportive dimërore Kaimakcalan pranë Edesës, termometri shënoi mbi 18 gradë celcius nën zero. Edhe pranë qytetit te Selanikut disa rrugë nacionale janë ende të mbyllura pasi bora ka ngrirë dhe po bëhen përpjekje për hapjen e tyre. Autoritet lokale kanë vendosur që në disa prej këtyre bashkive apo komunave, shkollat fillore qe u hapen vetem nje jave me pare për shkak te pandemisë te mbeten te mbyllura. Prej motit te keq disa dhjetra fshatra në Greqinë e veriut nuk kanë pasur energji elektrike. Sipas meteorologëve temperaturat e ulëta dhe moti i acartë do të vazhdojnë edhe për të paktën 24 orë të tjera.

Top News – 450 mijë njerëz në koncert…Paralizohet Zagrebi nga simpatizanti i nazistëve
06/07 13:39
Top Channel/ Koncerti me simbolika naziste/ Marko Perkovic, Thompson mbledh gjysmë milioni kroat
06/07 10:55
Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49