Me kapele në kokë dhe gazetat në dorë, Isai, 54-vjeçari nga Dushku i Lushnjes, shet gazeta për pushuesit në zonën e Plepave në Durrës. Isai, që të gjithë e njohin me emrin Noçja, nofkë që i ka mbetur për shkak të një personazhi të Big Brother, ka mënyrën e tij të të dhënit të lajmeve.