Ndodhemi në fshatin e vreshtarisë. Duket se këtë vit asnjë tregtar nuk ka ndaluar në fshatin Gërmenjë të Rrogozhinës, për këtë arsye rrushi po kalbet në vreshtën e pavjelë. “Erdhi dikush ma kërkoi rrushin 20 lekë kilja. Unë kam hedh 10 mln lekë e duhet të marrë 13 si rregull, por këtë vit as 3 mln lekë nuk do marr”. Të keqën nëna ata vijnë e marrin me 30 lekë dhe e shin 60-70-80 lekë.” Të gjitha banorët e fshatit merren me kultivimin e rrushit të tavolinës. Afërsisht 220ha tokë është e mbjellë me rrush. Frutit nuk i mungon cilësia, por tregu. Sipas fermerëve rrushi i rajonit po konkurron në çmim rrushin e vendit. Mungesa e politikave mbështetëse bën që rrushi i huaj të kushtojë më lirë se ky i Gërmenjës.