Bamir Topi deklaroi se Fryma e Re Demokratike do të jetë pjesë e parlamentit dhe e qeverisjes së ardhshme. Në prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, në qarkun e Tiranës, Topi tha se FRD do të jetë një forcë përcaktuese për zgjedhjet e 23 qershorit.