Francezët kërkojnë rizgjim kombëtar kundër dhunës në familje
25/11/2019 17:50

Francezët kërkojnë rizgjim kombëtar kundër dhunës në familje. Mijëra protestues marshuan në Paris gjatë fundjavës duke bërë thirrje për një rizgjim dhe më shumë veprime nga qeveria për të parandaluar dhunën në familje. Sipas njoftimeve, vetëm gjatë këtij viti dyshohet se janë vrarë 130 gra e vajza. Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi situatën e krijuar si “turpin e Francës”. Një valë flamujsh e banderolash në ngjyrë vjollcë u valvitën nëpër rrugët e Parisit si pjesë e një fushate publike kundër dhunës ndaj grave si dhe për t’u bërë homazh dhjetëra grave që dyshohet se janë vrarë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre vetëm gjatë këtij viti. “Mendoj se ka një rritje të nivel të ndërgjegjësimit prej fillimit të lëvizjes “Ne të gjitha”. Fjala” femicide” është bërë pjesë e fjalorit publik dhe lidhet me atë që një grua vritet sepse është grua. Problemi shfaqet kur burri nuk pranon të heqë dorë nga gruaja dhe kjo ndodh shpesh kur çifti ndahet. Ndodh që procesi të shoqërohet me një vrasje, si një mënyrë për burrin që ta zotërojë gruan”, thotë Beatrice Donnard aktiviste për të drejtat e grave. Megjithëse Franca gëzon një reputacion përparimtar dhe propagandon për të drejtat e grave në të gjithë botën, ajo ka një ndër nivelet më të larta në Europë përsa i takon dhunës në familje, e kjo mendohet se është pasoje e përgjigjes së dobët të policisë ndaj njoftimeve për abuzim. Shumë nga gratë e vrara këtë vit kishin kërkuar më parë ndihmë nga forcat e rendit.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37