FMN: Shqipërisë i duhet eurobond i ri/ “500 milionë euro në vitin 2022 për pasojat e pandemisë”
04/12/2020 15:20

Presioni i madh që po ushtron pandemia në financat publike mund të detyrojë qeverinë që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar sërish borxh. Është ky parashikimi që bën Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit, i cili projekton marrjen e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro në vitin 2022 për të amortizuar pasojat e pandemisë. Ky projektim mbështetet mbi një skenar optimist sipas institucionit financar, pra që nuk përfshin një zgjatje në kohë të virusit apo një recesion më të thellë. Por, një përkeqësim i situatës me pandeminë vlerëson FMN do të vështirësonte kushtet për daljen e Shqipërisë në tregjet e huaja, në një kohë kur të gjithë vendet po përballen me një krizë të madhe dhe kërkesa për financime do të rritej ndjeshëm. Një situatë e tillë krize, shtojnë ekspertët e FMN-së mund të kufizonte edhe marrjen e huasë në tregun e brendshëm. Shqipëria doli për herë të fundit në tregjet ndërkombëtare në korrik të këtij viti me një eurobond prej 650 milionë euro, ku 450 milionë euro do të shkonin për shlyerjen e borxhit të vjetër, ndërsa pjesa tjetër për të mbuluar nevojat e pandemisë. Për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar një huamarrje prej 63.5 miliardë lekë për të financuar defiçitin buxhetor, ku pjesën më të madhe prej 49.9 mld lekë ka planifikuar ta marrë në tregun e brendshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë huamarrje e jashtme.

Si u hoq taksa e kromit/ U kërkua favor për një vit. Deputetët votuan për tre vite pa taksë
14/01 15:43
Top News – Kush ka marrë kredi në bankë/ Vonesat në pagesa, banka shtyn afatin
13/01 18:55
Inflacioni ra në 1.1 përqind/ Ekonomia në stanjacion, ka rënie të ndjeshme të konsumit
12/01 15:25
Top News – Pandemia goditi biznesin e vogël/ 6600 subjekte kaluan në status pasiv
11/01 13:07
Taksa 23%, me probleme/ Ekspertët tregojnë dobësitë. Ministrja e financave: Do e rishohim
07/01 19:37
Ministrja e financave: Presidenti gaboi/ “Nuk morëm kredi të re, u bë vetëm një ndryshim objekti”
06/01 15:24
Debati për huan e rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës: Interpreton në mënyrë të gabuar!
06/01 12:05
Taksa 23% duhet të ndryshojë/ Nuk e ka asnjë vend i Ballkanit
03/01 21:07
Nis paga minimale 30 mijë lekë/ Përfitojnë mbi 251 mijë individë
03/01 19:55
Zerimi i taksave/ Bizneset e vogla nuk do të paguajnë as tatim fitim dhe as TVSH
02/01 15:07
Taksa që ulet më 1 janar/ 50 mijë biznese të vogla nuk do të paguajnë më TVSH
26/12 19:33
Investime të huaja, 691 milionë euro/ Shkak pandemia për tkurrjen me 110 milionë euro
25/12 19:44
Aeroporti ndryshon pronësinë/ Blihet nga kompania shqiptare “Kastrati Group” për 71 milionë euro
25/12 15:27
Linjë energjie drejt Maqedonisë/ Rama: Do zgjerojmë tregun edhe me Italinë dhe Malin e Zi
24/12 15:32
Defektet e faturimit elektronik/“Administrata tatimore s’mban përgjegjësi për humbjen e dokumenteve”
22/12 19:49
Bankat kërkojnë lehtësi/ “Një moratorium i dytë do ta vendosë sistemin bankar në vështirësi”
21/12 19:40
Rivlerësimi i pronave, edhe 1 vit / 52 mijë qytetarë aplikuan gjatë vitit të vështirë të pandemisë
20/12 20:11
Durrës, 80% e biznesit u godit rëndë/ Raportojnë ulje drastike të xhiros, shumica hoteleri
19/12 15:23
Përse u rritën eksportet shqiptare/U rrit kërkesa nga boshllëku që la pandemia me eksportet nga Kina
18/12 15:19
Nëntori i mbarë për eksportet/ Në një muaj, 217 milionë euro mallra made in Albania
17/12 15:25