FMN: Shqipërisë i duhet eurobond i ri/ “500 milionë euro në vitin 2022 për pasojat e pandemisë”
04/12/2020 15:20

Presioni i madh që po ushtron pandemia në financat publike mund të detyrojë qeverinë që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar sërish borxh. Është ky parashikimi që bën Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit, i cili projekton marrjen e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro në vitin 2022 për të amortizuar pasojat e pandemisë. Ky projektim mbështetet mbi një skenar optimist sipas institucionit financar, pra që nuk përfshin një zgjatje në kohë të virusit apo një recesion më të thellë. Por, një përkeqësim i situatës me pandeminë vlerëson FMN do të vështirësonte kushtet për daljen e Shqipërisë në tregjet e huaja, në një kohë kur të gjithë vendet po përballen me një krizë të madhe dhe kërkesa për financime do të rritej ndjeshëm. Një situatë e tillë krize, shtojnë ekspertët e FMN-së mund të kufizonte edhe marrjen e huasë në tregun e brendshëm. Shqipëria doli për herë të fundit në tregjet ndërkombëtare në korrik të këtij viti me një eurobond prej 650 milionë euro, ku 450 milionë euro do të shkonin për shlyerjen e borxhit të vjetër, ndërsa pjesa tjetër për të mbuluar nevojat e pandemisë. Për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar një huamarrje prej 63.5 miliardë lekë për të financuar defiçitin buxhetor, ku pjesën më të madhe prej 49.9 mld lekë ka planifikuar ta marrë në tregun e brendshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë huamarrje e jashtme.

Top Channel/ 4 mijë kredi për çiftet e reja. Shteti garanton huanë pa parapagim
15/09 15:17
Top Channel/ Ulen taksat mbi karburantet, RMV, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët
15/09 12:32
Top Channel/ Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por…
15/09 12:17
Top Channel/ Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit…
14/09 22:38
Top Channel/Miratohet rritja për gjyqtarët,Komisioni i Ekonomisë kalon draftin për rritjen 8500 lekë
14/09 19:55
Top Channel/ Taksat në naftë mbushin arkën, më shumë para në buxhet nga shtrenjtimi
13/09 15:23
Top Channel/ Nafta me çmim rekord në Shqipëri, shitet me 229 lekë/litri
12/09 19:53
Top Channel/ Turizmi sjell 2.38 mld euro, pesë milionë të huaj rritën të ardhurat
11/09 19:47
Top Channel/ Rekord investimesh të huaja, 1.1 mld euro në 6 muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset
11/09 15:12
Top Channel/ Pagat rriten, punësimi bie. Një në katër punonjës mbetet me pagë minimale
10/09 15:45
Top Channel/ 140 mln euro nga rivlerësimi. Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson
09/09 15:20
Top Channel/ Financimi i grave sipërmarrëse, Kodi për mbështetjen e atyre që menaxhojnë kompani
08/09 19:49
Top Channel/ Inflacioni ngjitet në 3,2%!Transporti rritet 12%, ushqimet e faturat rëndojnë buxhetet
08/09 12:22
Top Channel/ Turizmi kulturor në rritje. Mbi 824 mijë vizitorë në 7 muaj, Gjirokastra e preferuara
07/09 15:25
Top Channel/ Manifaktura kërkon lehtësi. Eksportet bien 17%, 6 masa kërkohen në paketën fiskale 2027
07/09 15:17
Top Channel/ Euro e lirë, miliarda kursime. Importet me BE-në, efekti i kursit në rreth 2.9 mld euro
05/09 19:45
Top Channel/ Pagat shtrenjtojnë ndërtimin, materialet kushtojnë më pak, por çmimet mbeten të larta
04/09 12:24
Top Channel/ Shqipëria pret uljen e çmimeve, në Greqi ulen mijëra produkte
02/09 19:52
Top Channel/ Greqia ul çmimet e mbi 1600 produkteve, Shqipëria vetëm i numëron në platformë
01/09 19:38
Top News – Nafta redukton autobusët në Tiranë. Operatorët kërkojnë kompensim, për karburantin
01/09 16:43