Flotës së mjeteve të pastrimit të Parkut të Liqenit i shtohet një automjet ekologjik
25/11/2019 17:54

Shtohet flota e mjeteve ekologjike në funksion të pastrimit dhe mirëmbajtjes së Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës vijon modernizimin e mjeteve të pastrimit me makina ekologjike, si dhe pajisjen e çdo bimësie të veçantë në park me të dhëna mbi llojin e pemës, moshën, origjinën, që mund të merren fare thjeshtë nga përdoruesit e parkut, fëmijët, prindërit, nxënës të shkollave dhe të apasionuar pas botanikës. Mjafton që ata të shkarkojnë aplikacionin “Arboretum” në celular. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky mjet ekologjik do ia lehtësojë punën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pastrimin e parkut. “Duam që parku, jo vetëm të ketë më shumë gjelbërim me pemët që kemi mbjellë, jo vetëm ta dyfishojmë hapësirën që kemi marrë nga ish-komuna e Farkës, jo vetëm të ndalojmë mjetet që kalojnë mes për mes parkut duke krijuar një rrugë alternative për të mos ndotur parkun, por tani do e rrisim nivelin duke u siguruar që edhe makinat tona të shërbimit të mos e ndotin parkun. Kjo është makina e parë elektrike, industriale, për parkun; por, ne kemi filluar me makinat elektrike në Tiranë, në Bashki”, tha Veliaj. Kryebashkiaku vuri theksin edhe te projekti i pajisjes së pemëve të parkut me të dhëna të aksesueshme përmes teknologjisë, ndërsa u shpreh se puna e bërë në Parkun e Liqenit është garancia më e mirë se edhe Kopshti Botanik do të shndërrohet në një hapësirë po kaq të bukur dhe të pasur me bimësi. “Sinjalistika që kemi vendosur është për të kuptuar llojin e pemëve, çfarë rritet në park, biodiversiteti që ka. Të gjithë atyre që janë të shqetësuar për Kopshtin Botanik, dua t’u them se ka pjesë të liqenit sot që janë një standard shumë më i lartë sesa vetë Kopshti zyrtar Botanik, që kanë më shumë sinjalistikë, më shumë pastërti, më shumë akses për publikun. Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin, për të kuptuar se edhe atë mund ta transformojmë në një bizhu të vërtetë”, u shpreh Veliaj.

Top News- “Heroina ime është mamaja”/ Stenaldo bisedon me Ilirin, rrëfehen dy banorët
25/12 23:15
Top News- Armiri qan pas surprizës së vajzës: Babi të do shumë / E përqafojnë banorët
25/12 23:15
Top News- Ilir Vrenozi nuk mban lotët, Stenaldo e mahnit me zërin e tij: Njeri i jashtëzakonshëm…
25/12 23:12
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Humb jetën 16-vjeçari në Fier, aksident fatal në kryqëzimin e Cakranit
25/12 22:15
Top News- Zelensky kërkon fundin e luftës, njofton SHBA për kushtet e paqes
25/12 21:30
A mbaroj LUFTA?/ ÇFARË po ndodhë me UKRAINËN dhe RUSINË? Eksperti jep LAJMIN
25/12 20:53
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 19-vjeçar
25/12 20:30
Top News- E rëndë! Makinat bëhen copash në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
25/12 20:29
Top Channel/ Gruaja myslimane dhe burri ortodoks, Krishtlindja e veçantë në familjen nga Elbasani
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci, farmacistët: Jo dënim kolektiv
25/12 19:40
Top Channel/ “Vetting” për investimet e huaja! Lëvizja e qeverisë, pas thirrjes së SHBA
25/12 19:37
Top News- Vodhën naftën e mjeteve të punës/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të Bashkisë së Vlorës
25/12 19:30
Top News- Kim Jong Un zbulon nëndetësen bërthamore, gati për luftë/ Mesazh Koresë së Jugut
25/12 19:02
Top News- I vuri gjobë, biznesmeni refuzoi / 42 vjeçari e plagos me thikë, arrestohet nga policia
25/12 18:52
Top News- Sherr i madh në Korçë, dhunohet një i dehur nga disa persona
25/12 18:41
Top Channel/ Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…
25/12 18:22
Top Channel/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
25/12 17:55
Top Channel/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
25/12 17:46
DIGITALB DIGITALB