“Flasim shqip por nuk kuptohemi” – Si i shpjegojnë gjuhëtarët ndryshimet mes Shqipërisë e Kosovës
02/11/2019 16:03

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” Ky është paragrafi i parë i një komunikate zyrtare të Policisë në Prishtinë, e cila është e vështirë të kuptohet nga një shqiptar i Shqipërisë. E ndonëse gjuha shqipe po deformohet nga vetë shqipfolësit janë politikanët të parët e më pas institucionet në të dy shtetet, Shqipëri dhe Kosovë, të cilët po shkelin me dy këmbë mbi atë që me shumë përpjekje ndër vite u arrit në kongresin e drejtshkrimit të vitit 1972,përdorimin e gjuhës standarde shqipe nën moton “Një gjuhë një komb”. Gjuha standarde është mbi dialektet bazuar në drejtshkrim, morfologji dhe sintaksë të saktë. Fjalia fillon me kryefjalë,kallëzues për të vijuar me kundrinorë apo përcaktorë dhe këto rregulla kurrsesi nuk mund të shkelen. Gjuhëtarët e shprehin keqardhjen për atë që po ndodh edhe kur nuk duan ta pranojnë apo shfajësojnë për gabimet. E kundërta e asaj që ndodhi me keqpërdorimin e gjuhës standarde nga politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës ndodh në Maqedoni, ku nuk resht përpjekja për një gjuhë të pastër shqipe. Përpjekjet për të përdorur gjuhën standarde në dy shtetet shqiptare kanë nisur në Kosovë,shprehet Memisha pavarësisht trysnisë politike të asaj kohe. Gjuhëtarët i bëjnë thirrje dy qeverive të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të ruajtur gjuhën shqipe nga deformimet sidomos në shkolla dhe institucione sa nuk është vonë.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48