Firma fitoi tenderin e rrugës, për kanalet e ujërave të zeza u merr para banorëve! – Fiks Fare
02/05/2025 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes se banorët e fshatit Vreshtan në Elbasan kanë paguar privatisht që t’u bëhen kanalet e ujërave të zeza, pavarësisht se rruga po shtrohej nga një firmë që fitoi tenderin. Banorët paguan 210 mijë lekë të rinj për blerje tubash të ujërave të zeza dhe hapje të kanaleve. Grupi i Fiksit udhëtoi në Njësinë Administrative Shushicë në Elbasan, pasi 5 familje iu drejtuan emisionit pasi në atë fshat po ndërtohet një rrugë, e financuar nga Bashkia e Elbasanit. Banorët u ankuan se kanë paguar para privatisht. Ata thanë se firma që ka shkuar për të bërë rrugën u ka thënë se nuk parashikohej në projekt ujërat e zeza dhe nëse duan t’i bëjnë, duhet që t’i blejnë vetë të gjitha. Gazetarët telefonojmë pronarët e firmës “XHAST”, i kërkojnë se përse punonjësit e firmës u morën lekë banorëve. Ai thotë se nuk e di dhe se po zbatojnë vetëm projektin. Këmbëngul për procedurat, teksa Fiksi i thotë se, punëtorët e tij konfirmuan se u janë marrë lekë banorëve. Ai thotë se nuk ka mundësi të ketë ndodhur diçka e tillë, teksa ne i bëjmë me dije se punëtorët dhe banorët thanë se “i mori lekët djali i pronarit”. Më tej thotë se jo dhe se do të pyesë.

Skandali me mish për sufllaqe, bllokohen rreth 2 tonë – Fiks Fare, 26 nëntor 2026 – Episodi i plotë
26/11 21:01
Skandali në përpunimin e mishit për sufllaqe, pika që furnizon fast-food-et në shkelje
26/11 21:00
Vaji i ulllirit mbetet pa shitur, fermerët presin rënie të çmimit
26/11 20:30
Konflikt në familje/ Rruga u mbyll, në shtëpi hyn nga marketi – Fiks Fare, 24 nëntor 2026
24/11 21:01
“S’ke për të kaluar sa të jem gjallë!” Rruga që përplasi kushërinjtë në Shkodër
24/11 21:00
Radhë në Pedriatrinë e QSUT-së, prindërit tregojnë sa presin për fëmijët
24/11 20:45
Sa fëmijë duhet të ketë në një familje? Foni pyet qytetarët në Lezhë
24/11 20:30
“Jakup mos e hap portën!”Çfarë e pengoi Daut Krasniqin të takojë vëllain?– Fiks Fare, 23 nëntor 2026
23/11 21:01
3 ditë rreth banesës për një përqafim, Daut Krasniqi në lot!
23/11 20:45
Kush është Jakup Krasniqi? Nga zëdhënës i UÇK-së te gjyqi në Hagë
23/11 20:30
Ogren Balluku presion mjekes. Anxhela Doleqi mban peng dosjen në përmbarim
20/11 21:01
Çfarë i tha Ogren Balluku mjekes që i dha raport fëmijës?
20/11 21:00
Neda Balluku kërkon të takojë fëmijët. Çfarë ndodhi me përmbarueset?
20/11 21:00
Të gjithë duan të bëhen kryetarë bashkie. Foni e ka gati zgjidhjen!
20/11 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Neda Balluku 1 vit pa përqafimin e fëmijëve! Çfarë i ka bërë Ogreni?
19/11 21:01
“Neda ka dështuar si nënë!” Ogren Balluku përballë Neda Ballukut
19/11 21:00
Dosja e Neda Ballukut! Çfarë i bëri Ogreni institucioneve?
19/11 20:45
Neda Balluku: “Nuk do pushoj kurrë së kërkuari fëmijët, babai i mban ‘peng’”
19/11 20:30
Pacientët rrugëve, autoambulanca e prishur – Fiks Fare, 18 nëntor 2026 – Episodi i plotë
18/11 21:01
Autoambulanca e Belshit prej 2 muajsh në servis, pacientët rrugëve
18/11 21:00