Emisioni Fiks Fare transmetoi para disa ditësh gërryerjet në lumin Shkumbin që bëheshin nga firma "AGED" e cila sipas autoriteteve shtetërore është e palicencuar. Sipas shkresës që emisioni Fiks Fare transmetoi, një shkresë e dërguar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Elbasan , thuhej se prej muajsh këto leje janë të pavlefshme, ndaj kjo firmë s'mund të gërryej.