Estonia ka hyrë sot në izolim të pjesshëm koroanvirusi pas rritjes së përqindjes së infektimit. Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi deri më 11 prill, kur qeveria do të vendosë për zgjatjen e tyre, në varësi të situatës në spitale. Me masat e reja mbyllen shkollat, ndërsa prindërit do të çojnë fëmijët në kopshte vetëm nëse është e domosdoshme. Dyqanet e artikujve esencialë do të qëndrojnë hapur, kurse restorantet vetëm me shërbimin e dërgesave në adresë.