Erdogan: Luftëtarët kurdë vazhdojnë të mbeten në kufi
05/11/2019 18:42

Presidenti turk, Tayip Erdogan deklaroi se forcat paraushtarake kurde YPG nuk janë tërhequr nga disa zona kufitare, pavarësisht ujdisë. Turqia arriti dy marrëveshje të veçanta me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për largimin e milicive kurde nga e ashtëquajtura “ zonë e sigurtë“ që planifikon të krijojë në rajon. Në këmbim, Ankaraja ra dakort t`i jepte fund offensives. Por tani Erdogan thotë se trupat turke janë sulmuar nga këta elemente që vazhdojnë sipas tij të veprojnë në zonë. Turqia, tha ai, “nuk do të mbetet spektatore e këtyre sulmeve”. “Këto zona nuk janë pastruar nga terroristët. Ata nuk janë larguar as nga Tel Rifaat e as nga Manbij” ka thënë kreu i shtetit turk, duke iu referuar dy qyteteve në kufirin perëndimor. Por ai bëri më tej dhe një pohim befasues: sipas Erdoganit, forca amerikane janë ende duke zhvilluar patrullime të përbashkëta me YPG-të në rripin prej 30 kilometrash brenda kufirit, ku milicët kurdë supozohet të ishin tërhequr. “ Si i shpjegon Amerika patrullimet me organizata terroriste në këtë rajon, edhe pse ishte marrë vendimi që të tërhiqeshin? Nuk ishte kjo marrëveshja jonë”, tha i zemëruar presidenti turk. Një sondazh opinioni I realizuar së fundi tregoi se mbështetja e turqve për Erdoganin u rrit me 3,7 përqind muajin e kaluar, kur Ankaraja nisi inkursionin në Siri.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37