Eksportet ranë gjatë pandemisë/ Në 10 muaj u eksportuan 1.8 miliardë euro mallra ‘made in albania’
17/11/2020 15:23

“Pas një përmirësimi të lehtë që shënuan në shtator, eksportet shqiptare iu rikthyen sërish rënies gjatë tetorit, pasi sipas Instat arritën vlerën e 27 miliardë lekëve (218 mln euro), duke u tkurrur me 0.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë”. Por, si periudhë 10-mujore eksportet e produkteve Made in Albania arritën në 221 miliardë lekë (ose 1.8 mld euro) , apo 31 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e 2019-ës, si pasojë e perfomancës negative të regjistruar gjatë muajve Mars-Gusht. Ecurinë më negative në tetor e kanë shënuar “mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike” me një rënie prej 5%, kjo për shkak të uljes së ekporteve të naftës nga Bankes Petrolium drejt Spanjës, blerësit kryesor të kësaj lënde. Fasonët nga ana tjetër, që janë edhe grupi më i madh eksportues në vend ka parë sërish një tkurrje muajin e kaluar me 2.1%, për shkak të rënies së porosive nga vendet e huaja dhe rënies së fortë të kërkesës për veshje e këpucë. Kjo ka detyruar fasonët që të diversifikojnë prodhimin dhe t’i përshtaten kërkesave të tregut, duke e orientuar atë drejt maskave dhe veshjeve të tjera mjekësore. Produktet ushqimore nga ana tjetër, pijet dhe duhani vijojnë të kontribuojnë pozitivisht, pasi eksportet e këtij grupi u rritën me 2.7% muajin e kaluar, teksa përmirësim pa edhe grupi i materiale ndërtimi e metale. Kjo pasi ndërtimet e pezulluara gjatë karantinës iu rikthyen punës duke rritur kërkesën për këto lëndë. Ajo që vihet re nga të dhënat e Instat, është ndryshimi i hartës së vendeve drejt të cilave eksportoi Shqipëria muajin e kaluar, ku rritjen më të madhe e pati me Kosovën, Gjermaninë si dhe Greqinë, teksa eksportoi më pak drejt Spanjës dhe Kinës. Edhe importet nga ana tjetër kanë parë një rëne të lehtë për tetorin, teksa deficit tregtar përllogaritet në 33 miliardë lekë, duke u rritur me 0.8% krahasuar me një vit më parë.

Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19
Top Channel/ Aplikimet për subvencione! 70 mijë fermerë bënë kërkesë
08/06 12:08