Ekspertët nga Greqia/ Në operacionin e Thumanës ku u nxorën trupat e pajetë
28/11/2019 16:27

Ekipi i emergjencave nga Greqia që ka mbërritur për të qene pjesë e operacioneve ndodhet në Thumanë. Me njërin prej tyre bisedoi Gazetari Muhamed Veliu. Intervista e Plotë: Sa njerëz nga grupi yt erdhën këtu në Shqipëri? 15 njerëz nga pjesa jugore e Greqisë erdhën këtu me makinat e tyre rreth orës 12 të së martës dhe 25 veta të tjerë nga Athina, nëpërmjet aeroportit. Ne erdhëm këtu nëpërmjet aeroplanëve ushtarak. Fillimisht erdhëm në Durrës.Sa e vështirë ishte për ju ky operacion shpëtimi në Thumanë? Shumë e vështirë për shkak të situatës së ndërtesës siç mund ta shihni, për shkak të ndërtesave të vjetra dhe jo të sigurta edhe për ne. Gjatë 24 orëve të para ne punuam manualisht për të hequr masat e rëna. Nga eksperienca juaj, kush ka qenë shkaku i shkatërrimit të ndërtesave, ne e dimë që ishte tërmeti, por kush ishte shkaku i vërtetë që shkatërroi këto ndërtesa? Unë nuk jam inxhinier, por nga ajo që shihet është vjetërsia e ndërtesave. Mbase struktura nuk ka qenë e mirë, unë nuk e di këtë gjë. Ne pamë shumë ndërtime të reja në këtë zonë dhe që nuk kishin asnjë dëmtim…ndërsa këto ndërtesat këtu janë të shembura plotësisht. Si mund ta krahasojmë këtë operacion këtu në Shqipëri me operacionet e tjera në Greqi apo në vende të tjera? Mund të themi që të gjitha operacionet janë njësoj, me rrezikshmëri të njëjte për personelin tonë. Nuk mund te thuash qe ka diferenca në vende të ndryshme apo terrene të ndryshme, kur duhet të shpëtosh njerëzit nga rrënojat. Kush janë hapat tuaj të radhës? Sa ditë keni planifikuar të qëndroni në Shqipëri? Drejtuesi ynë tani është në një mbledhje në Durrës, në koordinim me drejtuesit e tjerë te forcave që po ndërhynë. Ne dy tre orët në vazhdim ne do e marrim vesh çfarë hapash do ndjekim…do qëndrojmë këtu apo do lëvizim diku tjetër ku ka nevojë për ne.

Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25