Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë mbërriti të martën në Siri, për të nisur çmontimin e arsenalit të armëve kimike. Siria ka deklaruar se do të bashkëpunojë me misionin që u ngrit pas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.