E plotë/ Çfarë dihet deri më tani për vrasjen në Tiranë, policia nis shoqërimet
20/01/2020 22:23

Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Tiranë në zonën e Astrit rreth orës 20:45. Top Channel ka zbuluar detaje ekskluzive në lidhje me ngjarjen. Viktima është 28 vjeçari Vilson Tafçiu nga Dibra dhe mësohet se ka ardhur ditën e sotme në Tiranë pasi ka pasur varrimin e gjyshes. Andi Bora ka zbuluar se ai nuk ka qenë i vetëm në kafe dhe është thirrur për të dalë jashtë lokalit ku më pas është ekzekutuar në një rrugicë. Gjithashtu mësohet se ai ka qenë i arrestuar në Francë për drogë dhe është deportuar në vendin tonë. Vlison Tafciu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018-ës dhe ka ikur ne France, ku më 12 mars të 2018 e kanë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar aty një vit. Ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe më 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri. Policia ndërkohë ka nisur shoqërimet për të marrë në pyetje dëshmitarët okular. Tiranë /Informacion paraprak Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve

Top News/ ‘Bajraktarët’ në ajër kundër kanabisit/Balla-Ta heqim këtë fenomen nga lista e problemeve
04/05 20:43
Top Channel/ Argjentinesja “vlonjate”, Monika erdhi si turiste dhe vendosi të punojë në qytet
04/05 19:51
Top Channel/ Monument të Skënderbeut në Paris! Veliaj takon kryebashkiaken e kryeqytetit të Francës
04/05 19:44
Top Channel/ Rama, mbledhje të jashtëzakonshme, do japë mesazh të rëndësishëm për Drejtësinë
04/05 19:37
Top News/ Pashka Ortodokse/ Në Kapshticë punojnë 3 sportele në hyrje, 3 në dalje
04/05 18:38
Top News/ Shqiptarët ‘zbarkojnë’ në atdhe për Pashkën Ortodokse, në Kapshticë punohet me 6 sportele
04/05 18:37
Top News/ Arrestohet shpërndarësi i kokainës/ Vlorë, policia i gjen 90 doza gati për shitje
04/05 17:11
Top News/ Të prekurit nga tërmeti në Vorë/ Hapen dyert e apartamenteve për 2000 banorë
04/05 16:11
Top News/ 17-vjeçari shkaktoi aksidentin në Durrës. U identifikua nga kamerat, arrestohet
04/05 15:30
Top Channel/ Vrasësi i tre grave Dan Hutra në SPAK! Dyshohet se ka njohuri për disa vrasje
04/05 15:05
Top News/ Më pak nxënës në shkolla/ INSTAT-Rënie dhe të numrit të studentëve
04/05 15:03
Top Channel/ Turizmi, prenotime që në mars në Vaun e Dejës, zgjidhet problematika e lundrimit
04/05 15:02
Top Channel/ Mbyllen hetimet për “metamorfozën”, disa të pandehur për gjykim! Veçohet Martinaj
04/05 15:00
Top News/ Vrasësi Dan Hutra në SPAK: Kam informacion për ngjarje kriminale
04/05 14:56
Top News/ Shërbimi zjarrfikës do transformohet/ Balla bën ‘me culpa’- Duhen njerëz të përgatitur
04/05 14:55
Top News/ PL monitoron edhe kufijtë: Radhë kilometrike në Kapshticë, garantoni lëvizjen e lirë
04/05 14:54
Top News/ Kryepeshkopi Janullatos mesazh për Pashkën/ Përmend dhe luftën në Ukrainë dhe Gaza
04/05 14:36
Top Channel/ Balla me zjarrfikësit, liston synimet në sektorin e rëndësishëm gjatë sezonit turistik
04/05 13:50
Top Channel/ Balla me zjarrfikësit: Koha kur bëhej qoka në këtë shërbim ka mbaruar
04/05 13:44
Top Channel/ U jepte doza insuline pacientëve/ Infermierja “serial killer” dënohet me burg përjetë
04/05 13:42