E papritur/Shpallen zgjedhjet! Opozita gjen emrat! Hasimja hyn live dhe kërkon mbështetje nga PD
01/10/2025 23:27

Gjashte bashki në vend do të mbajnë zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor. Vendimi është zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dekretuar datën pas kërkesave dhe konsultimeve institucionale. Në qendër të vëmendjes është Bashkia e Tiranës, për të cilën kreu i shtetit ka sqaruar edhe pozitën ligjore, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ, ku nuk ka pasur ndonjë ankesë nga Erion Veliaj. Në Tiranë gara pritet të jetë jo vetëm politike, por edhe simbolike, për vetë peshën që ka kryeqyteti në hartën vendore dhe kombëtare. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndryshe nga Tirana. Kryeqyteti, si bashkia më e madhe dhe më e populluar në vend, do të jetë fushëbeteja më intensive. Teksa Partia Socialiste e ka vendosur Ogerta Manastirliun si kandidate të saj, opozita është tashmë në fazën e diskutimeve të brendshme për kandidaturat, ndërsa gara pritet të testojë jo vetëm preferencat e qytetarëve, por edhe drejtimin e fushatës në nivel kombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë kalendarin e detajuar të procesit në ditët në vijim, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht këto ditë. Deri atëherë, partitë politike do të kenë përpara një garë të brendshme po aq intensive sa edhe ajo me kundërshtarët në terren. Por në një qytet ku betejat politike shpesh errësojnë hallet reale të njerëzve, a do të jenë këto zgjedhje një mundësi për ndryshim apo një përsëritje e të njëjtës lojë politike?

Veliaj kërcënon nga burgu! A do dal regjistrimi në zyrë?SPAK gjen kuti me euro në vilën e Ballukut
02/11 23:27
“Kutia e kuqe plot me euro në Vilën e Ballukut”, Curri i bindur: Këto janë shumë pak…
02/11 23:26
“Balluku s’ka asnjë fjalim në parlament”, Qori i ashpër: Ka kapacitet vetëm për të vjedhur!
02/11 23:08
“SPAK dy standarte me Ballukun”, Koka kritikon Prokurorinë: Pse nuk kërkuan masë shtesë?!
02/11 23:06
Kuti me para në vilen e Ballukut, Curri: Lekë xhepi, SPAK ka shumë më shumë të gjetura…
02/11 23:04
“Ti je marksist! Partiçka jote bllokon opozitën”, gazetari dhe Arlind Qori përplasje të ashpër
02/11 22:53
Koka pyet Qorin:Zotëri je pro dhunimit të deputetit? Kreu i “Bashkë”: Nuk i mbështes,por si ndal dot
02/11 22:52
“Këto partiçka mbajnë peng…”,Qori ngre tonet: Jo jo,këtu ka gazetarucë! Muca:Pse humbe kontrollin?
02/11 22:38
Zjarrfikësja e Ramës? Qori i përgjigjet akuzave të PD: E kam për nder të jem armik i tyre!I të dyve!
02/11 22:32
Ti i largon deputetët e PD nga protesta? Qori: Gënjyen, nuk u përplasen me ne, askush nuk i do
02/11 22:30
“Do largohem nga Lëvizja Bashkë, s’jam Berisha e Rama”, Qori jep lajmin e fortë për partinë
02/11 22:28
Arbër Hajdari kundër Veliajt: Fantazon me emrin tim, s’pres të më punësosh ti Lali Eri
02/11 22:26
Takimi u regjistrua!2 orë kokë më kokë i Veliajt me Gogut në zyrën e burgut!Qori:Erioni e bën pis…
02/11 22:12
“Rama të bëjë publike bisedat”, Karamuco: Pse e ndjekin enigmat, ku është Nesti Angonin?
02/11 22:09
Qori citoi Jezu Krishtin! Curri: Arlind, ke një ndryshim me Jezusin që citove se Marksi nuk besonte
02/11 22:00
A i organizon Arlind Qori protestat? Kreu i “Bashkë”: Rama do të bëj pis protestën me Veliajn
02/11 21:55
Qori thirrje publike Veliajt: Bëhu “pentito” bashkëpuno me SPAK! Ke zero ndikim tek protesta
02/11 21:54
Arbër Hajdari do të jetë opinionist i Big Brother! Curri i bindur! Muça: Veliaj e dogji atë dhe SPAK
02/11 21:42
“Veliaj po kërcënohet me jetë, SPAK të zgjohet”, Koka kapet me Currin: Kam qenë në gjyq
02/11 21:41
“Prandaj dalin njerëz në protestë, si Veliaj në burg”, Koka ndal Balën: Sa bukur e the! Sa bukur…
02/11 21:40