E BUJSHME/Balluku me dosje të re në SPAK, gazetari tregon për çfarë po hetohet zv/kryeministrja
17/11/2025 22:12

Altin Dumani po i afrohet fundit të mandatit si drejtues i SPAK në dhjetor, një periudhë që politika e kishte lexuar si fillimin e goditjeve të tjera ndaj emrave me peshë në qeveri. Sesioni i ri parlamentar për demokratët nisi me akuzat ndaj Edi Ramës për çështjen e zgjedhjeve, por vëmendja u përqendrua shpejt te numri dy i kabinetit, Belinda Balluku. Opozita pretendoi se kishte informacion se SPAK kishte firmosur marrjen e saj si të pandehur për tunelin e Llogarasë dhe se prokurori që po hetonte çështjen ishte nën presion. Në dalje publike, Dumani nuk i mohoi hetimet përkundrazi, pranoi se procedurat janë “në zhvillim”, duke lënë të hapur çdo skenar mbi vijimin e akuzave. Kjo deklaratë mjaftoi që tensioni politik të rritet edhe më tej. Balluku u paraqit në SPAK më 31 tetor, ku mori zyrtarisht njoftimin e akuzës për procedurat e tunelit. Që prej asaj dite, demokratët këmbëngulin se ajo duhet të largohet nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. Pas disa muajsh pauzë, opozita u rikthye sot në protestë duke kërkuar dorëheqjen e Ballukut dhe Ramës, si edhe krijimin e një qeverie teknike. Në këtë moment pyetja që shtrohet lidhet me faktin nëse po shfrytëzohet hetimi për të goditur Kryeministrin, apo protestat po zhvendosin qëllimisht fokusin nga fillimi i krizës? A po e kthen opozita Ramën në qendër për avantazhin e vet? Dhe mbetet pa përgjigje pyetja më e rëndesishme: kush prej të dyve do ta nxjerrë Ramën dhe PS-në nga kjo situatë ajo, duke hapur rrugën, apo ai, duke marrë një vendim që mbron vetë pushtetin e tij?

Ekzekutohet në Fier “Sel Çami”! Kush është i forti që me vëllain i vrau babain Ben Qimes?
23/11 23:06
Ish-Prokurori tregon si funksionon krimi në Fier! Beci: Ata s’godasin me zhurmë, kanë shumë pushtet
23/11 23:04
Shokuese! Konflikti në Kukës! Denoncoi dhunën në Polici! Agresori e merr peng edhe efektivin
23/11 23:00
Saga e vrasjeve nisi në vitin 1994! Sel Çami dhe Ben Qimja vrasjet ndër vite që tronditën Fierin
23/11 22:56
Ekzekutimi në Fier! Gazetari Harlicaj tregon gabimin fatal të Sel Çamit: Shkeli vijën e kuqe
23/11 22:56
Videot erotike do trondisin PS! Spiropali gjobë 2 mln euro! Veliaj kandidat për Tiranën?
23/11 22:47
“Këmba” e Veliajt trazon burgun! Eksponenti i PS flet për eskortat që hyjnë çdo ditë në burgje
23/11 22:43
Shpërthen Beci: Pse flisni kështu? Dikush ishte me SIDA dhe vdiq! Ju thoni pse s’del me këmbën
23/11 22:34
“Krizat e Spiropalit zgjat 1-2 vite”, Curri: Kuçedra u vra nga Herkuli, Balluku gati zjarrin…
23/11 22:30
Pse u bë kaq problem këmba e Veliajt? Valteri: Në burg të tjerët ngelën në “takime speciale”
23/11 22:21
Shpenzimet për ndërhyrjet estetike! Curri ironi me Bashën! Pyet Gaz Bardhin: Je kundër ndërhyrjeve?
23/11 22:20
Shkundet PS! Veliaj gati të hyjë në zgjedhje për Tiranën? Videot që do t’i trondisin të gjithë
23/11 22:03
“Spiropali në SPAK, po hetohet por pa emër”, Beci jep lajmin! Koka: Nesti Angoni e denoncoi prapë…
23/11 21:52
“Në PS ndahen ata me video dhe pa video”, Curri batuta me Bashën: I kam nisur dy video por…
23/11 21:51
Përçarje në PS? Curri i bindur: Lojë! Rama,Veliaj e Balluku janë fantazi! Koka: Fantazi 2 vjet burg?
23/11 21:43
Basti i Halit Valterit: Askush s’fiton Tiranën pa Veliajn! Ta provojnë ta fitojnë pa atë!
23/11 21:41
Përplasja Rama-Veliaj, Koka: Po e sulmon, la Ndrecën pas derës së burgut pa takuar Veliajn!
23/11 21:28
“Veliaj po mendon të kandidojë sërish për Tiranën”, Basha zbulon planin nga burgu i kryebashkiakut
23/11 21:27
Kush e fiton betejën mes Veliajt, Ballukut dhe Spiropalit? Basha: Fiton kush mbështet Ramën!
23/11 21:24
Kush po e luan lojën në PS? Grida Duma flet për klanet brenda mazhorancës, deri ku do shkojnë?
23/11 21:14