Gushti pritet të shënojë një numër më të lartë pushuesish në plazhet e Adriatikut. Sipërmarrësit turistikë në plazhet e Durrësit dhe Golemit besojnë se ritmet e ditëve të para dhe prenotimet në rritje do të regjistrojnë një muaj më të mbarë, duke shënuar kështu dhe fitoren e parë të sezonit në luftën kundër Covid-19.