Të ngjisësh një grataçelë në Manhatan në orën e pikut të mbylljes së zyrave është e vështirë, por jo e pamundur.Histori me ngjitës e akrobatë që dikur bënin shfaqje në Kullat Binjake apo në urën e Bruklinit, qyteti i Nju Jorkut ka plot. Por një djalë që ka ngjitur Kullën Trump për t’u takuar me kandidatin republikan për president ka çuar në delir televizione dhe rrjete sociale.