Donacione për të dëmtuarit/ Biznesmenë, por dhe dhjetëra qytetarë japin kontribute
29/11/2019 19:24

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha. Por po aq i madh po rezulton edhe solidariteti i shqiptarëve me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi. Në vetëm dy ditë donacionet e dhuruara nga qytetarët, diaspora dhe disa biznesmenë si ndihma për të prekurit nga tërmeti mendohet t’i ketë kapur 15 milionë euro. Mijëra qytetarë të zakonshëm, biznesmenë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, por edhe shtetas të huaj kanë dhuruar para dhe ndihma për të lehtësuar rimëkëmbjen nga pasojat shkatërruese të tërmetit. Vetëm përmes faqes “GoFundMe” dhe Facebook janë dhuruar afro 4 milionë dollarë deri mesditën e së premtes. Sipas ‘GoFundMe’ dhuruesit kanë ardhur nga 76 shtete të ndryshme, ku shumica janë shqiptarë të diasporës. Nga këto fonde, 1.4 milionë dollarë janë mbledhur nga një bashkëpunim i gazetarit të Top Channel Marin Mema me organizatën Rrënjët Shqiptare, që e ka qendrën në Nju Jork. Paralelisht rol të madh në mbledhjen e donacioneve kanë patur edhe dy organizatat shqiptare të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” me 1.5 milion dollarë dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me 870 mijë dollarë. Por nismës për të dhuruar i janë bashkuar edhe biznesmenët nga Shqipëria dhe Kosova. Behgjet Pacolli, biznesmeni dhe zëvendëskryeministri kosovar dhuroi 1 milionë euro. Pak orë më pas, Shefqet Kastrati, njoftoi dhurimin më të madh privat në historinë e Shqipërisë. Biznesmeni shqiptar i naftës dhuroi plot 1.5 milionë euro, ndërsa u bëri thirrje të gjithë të pasurve për të dhuruar në ndihmë të familjeve të prekura nga kjo tragjedi. Pas Kastratit, dhuruesve ju bashkua Samir Mane me 1.2 milionë euro, Aeroporti i Rinasit me 1 milionë euro dhe Bankers Petroleum me 1 milionë dollarë. Ndërkohë ne Elbasan u mblodhën një grup biznesmenësh për te kontribuar për të dëmtuarit nga tërmeti. Kontribute ka patur edhe nga këngëtarë apo artistë shqiptarë me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora, por edhe nga shumë qeveri të vendeve të tjera.

Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10
Top News – Shkresa urgjente për policinë. Identifikim efektivësh, jo kontroll telefonash në protestë
26/10 15:04
Top channel/ Akademikët po çojnë policinë në SPAK, Olsi Nika “Nuk pajtohemi me dhunën”
26/10 14:54
Top News – ‘Nuk ka dorëheqje të Ramës’. Masat kundër dhunës do të kalojnë me akt normativ
26/10 14:39
Top Channel/ “Goditje e rëndë për ne” flet xhaxhai i Aleks Nikës për heqjen e pllakës përkujtimore
26/10 14:04
Top News – ‘Iku makiavelisti i Beogradit’. Veliaj mesazh për zgjedhjet në Serbi, reagon edhe Majko
26/10 13:07
Top News – Plagoset 19-vjeçari. Sherr me thika në Korçë, plas arma në Roskovec
26/10 13:07