24 janari shënon 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit. Kush ishte Ismail Bej Vlora, djali i madh i Mahmut Pashë Vlorës? A kishte kundërshti dhe inate në derën e Vlorajve, mbiemri i së cilës mban edhe vulën e pavarësisë së shtetit shqiptar. Shqiptarët nga veriu në jug i besuan dhe u mblodhën rreth Ismail Qemalit. Të huajt ia njihnin talentin drejtues dhe diplomatik, e dukej sikur ky mjekër-bardhë ishte i zgjedhuri të shpëtonte një popull të tërë. Ndiqni dokumentarin e Top Channel, "Vlorajt e Flamurit".