Dita e ujit të bekuar/ Presidenti Meta ndjek ceremoninë fetare ortodokse në Berat
06/01/2021 15:32

Ceremonitë e ujit të bekuar këtë vit u zhvilluan nën hijen e pandemisë Covid 19, ndaj të pakta ishin ceremonitë me hedhje kryqi. Në berat kryqi u hodh nga ura mbi lumin Osum ne një ceremoni ku ndodhej edhe presidenti i vendit Ilir Meta. “Është kënaqësi e veçantë të zgjidhja sot qytetin e Beratit, këtë qendër mijëravjeçare të qytetërimit tonë, për të festuar dhe uruar, ditën e Ujit të Bekuar”. KORCA dita e ujit të bekuar në Korçë është kremtuar ndryshe. ceremonia e hedhjes se kryqit ne ujë nuk është zhvilluar ndërsa bekimi i ujit është bere ne katedralen Ngjallja e Krishtit me një numër me te kufizuar besimtaresh. Ne simbolike te mbare sise dhe pastrimit te shpirtit besimtaret kane marre ujin te cilin sipas traditës e pine dhe spërkatin shtepite e tyre. GJIROKASTRA Në Gjirokastër simbolika e festës që lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit të besimtarëve prej mëkateve është mbajtur këtë vit brenda kishës së Lindjes së Krishtit në Gjirokastër për shkak të motit të keq me reshje . Në fjalën e tyre para besimtarëve at Kristostomi dhe at Theodhori duke i ftuar besimtarët të marrin ujë nga uji i purifikimit kanë përcjellë mesazhe për më shumë dashuri, shpresë, durim dhe besim në Zot. DURRES Edhe në Durrës besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Këtë 6 janar, për shkak të pandemisë dhe shmangies së grumbullimit masiv të njerëzve mungoi ceremonia e hedhjes së kryqit në ujërat e detit Adriatik. Shërbesat kremtuese të pagëzimit të Krishtit dhe bekimit të ujit u kryen në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” me një pjesëmarrje më të kufizuar se zakonisht të besimtarëve. VLORA në det është hedhur kryqi në Vlorë , ku kisha e Shen Todrit e organizoi ceremoninë ne zonën e plazhit te ri. Ne ujë u hodhën 3 te rinj ndërsa kryqin e det e kapi 18 vjecari Kristi Komini

Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27