Ka shumë njerëz që nuk i marrin mirë humbjet, e një prej tyre mesa duket është edhe greku Giannis Magos, i cili nuk ka qenë dakord me vendimin e jurisë në një konkurs e “bodybuilding”. Magos tashmë ishte shpallur fitues i konkursit për peshën 100 kg dhe dukej i vendosur për të fituar titullin e 2016 IFBB “Diamond Cup” në Athinë.