Situata e akseve rrugore problematike të krijuara si pasojë e reshejve të dendura të dëborës në 2 ditët e fundit, si duket është normalizuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare, ndërsa u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë dhe të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.