Dhunohen studentët në klasë te ekonomiku, një nga studentët përfundon në spital
05/11/2019 19:34

Në këtë godinë të Fakultetit të Ekonomisë, të hënën pasdite ka qenë duke zhvilluar mësim një grup studentësh të vitit të tretë. Gjatë leksionit, disa djem që nuk kishin lidhje me fakultetin, hyjnë në klasë dhe ngacmojnë studentet. Më pas ata largohen por ngjarja nuk mbyllet me kaq. Pas përfundimit të mësimit, studentët dalin nga godina dhe pikërisht në sheshin demokracia në qyteti Studenti, dhunohet nga djemtë që më herët kishin hyrë në klasën e tyre. Tre nga studentët mbetën të plagosur nga dhuna dhe shkuan për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Një nga profesorët e fakultetit të Ekonomisë, Rezart Prifti, tha se vajzat që kanë qenë në orën e mësimit, janë ende në frikë. “Ato vajzat që kanë qenë dëshmitare, janë të lebetitura dhe nuk flasin dot. Privatisht të thonë se çfarë ka ndodhur por në anën tjetër, nuk flasin dot sepse u kanë thënë që po folët do iu bëjmë këtë e atë”. Edhe vet studentët shprehen se ndihen të pasigurt në godinat ku zhvillohet mësim. Për këtë ngjarje të ndodhur pasditen e së hënës, policia edhe te martën nuk doli me një reagim zyrtar. Po ashtu, Top Channel e pati të pamundur që të filmonte brenda ambjenteve të godinës së fakultetit të ekonomisë, për shkak sepse roja private tha se duhej një autorizimin. Situata duket se ka qenë më e lehtë për djemtë që të hynin në mjediset universitare, pavarësisht faktit që ata nuk kishin lidhje me fakultetin.

Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10
Top Channel/ Protesta shkon në Kryeministri, tubuesit u larguan nga ministria e arsimit
31/10 16:07
Top Channel/ Kadare bashkon të rinjtë në Gjirokastër! Në shtëpinë e shkrimtarit prezantohet…
31/10 15:54
Top Channel/ Thatësira pakëson gështenjat, Reçi tërheq vizitorë në vjeshtë
31/10 15:54
Top Channel/ Përplasja në Ministrinë e Arsimit, protesta përshkallëzohet me molotovë
31/10 15:50
Top Channel/ Përplasja me studentët, Gjekmarkaj për TCH: Janë neomarksistët e Qorit
31/10 15:47
Top Channel/ Policia lan vendin me ujë, protestuesit largohen nga ministria e Arsimit
31/10 15:45
Top Channel/ Fëmijëria e vështirë lë pasoja, OBSH: Dy në tre të rinj europianë kanë përjetuar trauma
31/10 15:40
Top Channel/ Zjarret shkrumbojnë ullishtet! Peqin, 8500 rrënjë ullinj të djegur
31/10 15:38
Top Channel/ Digjen koshat, Policia bën thirrje që protestuesit të distancohen nga personat me maska
31/10 15:37
Top Channel/ Rama prezanton Diellën e re! Versioni 4.0 i e-Albania, shërbimet kryhen me…
31/10 15:35