Çorrushi, një nga fshatrat më të njohur të bashkisë Mallakastër, ështe braktisur masivisht gjatë 10 viteve të fundit. I njohur edhe si vendlindja e ish kryeministrit Mehmet Shehu gjatë diktaturës, aktualisht në të jetojnë vetëm mosha e tretë, pasi të rinjtë janë larguar në emigracion ose drejt zonave urbane. Shkak është bërë mungesa e investimeve në infrastrukturë dhë në sektorin e bujqësisë. Sipas banorëve të fshatit, ata janë lënë në harrëse për shkak të largësisë pasi ndodhet në kufi me Tepelenën. I vetmi investim është ujësjellësi i ndërtuar 5 vite më parë. Nëse 10 vite më pare, ky fshat numëronte 1300 banorë, sot kanë mbetur vetëm 250. Dhjetra shtëpi janë të braktisura ndërsa rruget e fshatit janë të boshatisura. Shumë punë të vështira i bëjnë të moshuarit.