Donald Trump nuk është i vetmi që premton dorë të fortë ndaj emigrantëve, nëse merr Presidencën e Shteteve të Bashkuara në 2016-n. Një tjetër republikan në zë, guvernatori i New Jerseyt, Chris Christe bëri një zotim, që shënjestron sa ata pa leje të rregullt qëndrimi, aq edhe vizitorët. “Do t’i gjurmojmë - tha Christie, - ashtu siç gjurmon FedEx-i pakot e tij”.