Buxheti i vitit 2021 për rimëkëmbjen/ Rritja ekonomike 5.5%. Rritje të pagave, lehtësim të taksave
20/10/2020 15:17

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021, i cilësuar si buxheti i rimëkëmbjes pas dy goditjeve që mori vendi nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19. Në dokumentin zyrtar të Financave, bëhet e ditur se qeveria ka rishikuar në ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike në -6.1% këtë vit si pasojë e koronavirusit, nga -4.5% që ishte në vlerësimin paraprak të ekzekutivit, duke iu afruar kështu vlerësimit të Bankës Botërore në -6.4%, teksa BERZH dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë një parashikim më pesimist përkatësisht -9% dhe -7.5%. Ndërsa për vitin e ardhshëm, qeveria prêt që ekonomia t’i rikthehet rimëkëmbjes dhe rritja ekonomike parashikohet në 5.5%. Procesi i rindërtimi do të jetë edhe një nga prioritetet kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm, i cili parashikon një financim prej 28 miliardë lekësh ose 225.4 milionë euro në funksion të tij, teksa do të mbështeten edhe sektorë të tjetër si arsimi e shëndetësia me rritje të pagave e investime të shtuara si dhe bujqësia përmes skemave mbështetëse apo heqjes së akcizës së naftës për fermerët. Në vitin 2021 të ardhurat buxhetore parashikohet të arrijnë në 479 miliardë lekë ose 3.8 miliardë euro, rreth 10.6% më shume se krahasuar me buxhetin e vitit aktual, ku pritet që të rriten ndjeshëm arkëtimet nga tatimet dhe doganat me 12.2%, diçka që duket e vështirë për t’u realizuar në kushtet kur për 9-mujorin e këtij viti të ardhurat pësuan një rënie prej 290 milionë euro. Shpenzimet publike nga ana tjetër janë planifikuar në masën e 587.6 miliardë lekë në total, në rritje të lehtë prej 1.4% në krahasim me pritshmëritë e vitit 2020, ku pritet të mbështeten një sërë investimesh publike si dhe financohen disa projekte të rëndësishme strategjike.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30