Bushi dhe Bogdani kujtojnë kur nisën karrierën: Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra
18/11/2019 22:05

Kush është kampion i vërtetë është në çdo fushë, jo vetëm te ajo e gjelbër, por edhe në familje e komunitetin ku jeton. Kjo është mëse e vërtetë për dy nga golashënuesit më të mirë të kombëtares sonë të futbollit, Alban Bushi dhe Erion Bogdani, të cilët bashkë me shokët e tyre vendosën që të kontribuojnë duke shtuar gjelbërimin e kryeqytetit. Bushi vlerëson ndryshimin që po pëson Tirana, me më shumë gjelbërim, parqe, kënde lojërash e ambiente sportive. “Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra, me parqe lodrash, me mbjellje pemësh, me shumë e shumë gjëra të tjera. Por, një nga gjërat kryesore që ka Tirana në këto momente është Parku i Liqenit. Jo vetëm që i jep shumë oksigjen Tiranës, sepse më parë nuk e kishim këtë lloj oksigjeni. Kemi parë si ishte Tirana më parë dhe se si është tani; por sa i përket anës sportive, këtu stërviten shumë njerëz, marrin oksigjen, stërviten edhe shumë fëmijë të vegjël. Dikur edhe ne jemi stërvitur këtu, kur kemi qenë me të rinjtë e Tiranës. Nuk kishte shumë hapësira ose vraponim nëpër ato kodrat, ku edhe ndonjëherë mund të thyenim edhe këmbën. Kurse tani, shikoni sesi është, ka edhe pista për të bërë vrap. Mendoj që ta vazhdojmë këtë nismë, të mbjellim edhe më shumë pemë, jo vetëm ne sportistët, por të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha Bushi. Ndërsa Erion Bogdani i cili ishte dhe një nga të parët që hapi rrugën e futbollistëve shqiptarë në Seria A, shprehet: “Është një iniciativë shumë e bukur, një kënaqësi për mua, sepse është hera e parë që mbjell një pemë dhe faktikisht duhet të marrim sa më shumë këto iniciativa për arsye sepse sa më shumë pemë të ketë qyteti aq më bukuri i jep”.

Top Channel/ Meta poshtë ballkonit të Berishës, nis fjalimin e tij me këngë
27/04 20:59
Top Channel/ “Ne i gënjejmë fëmijët”! Ekspertët tregojnë gabimet më të shpeshta të prindërve dhe…
27/04 20:02
Top Channel/ Dhuna në familje, arrestim çdo ditë! Janë 202 të arrestuar dhe 570 raste të denoncuara
27/04 19:49
Top Channel/ Italianët tërhiqen nga ekstradimi! Lihet i lirë një i arrestuar për trafik droge
27/04 19:35
Top News/ E zë poshtë motori në Korçë/ 2-vjeçari merr plagë të rënda në trup, niset drejt Tiranës
27/04 18:54
Top News/ 2-vjeçari zihet poshtë nga motori, transportohet me urgjencë drejt Traumës
27/04 18:43
Top Channel/ Stacion të ri elektrik në Velipojë/ Zv.Kryeministrja Balluku inspekton punimet
27/04 17:46
Top News/ ‘Vota e emigrantëve në fokus të rienergjizimit’/Partia Socialiste tur takimesh në diasporë
27/04 17:28
Top News/ Korrupsion në zgjedhjet vendore, SPAK jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të kadastrës
27/04 15:51
Top News/ Në kërkim për trafikim droge, arrestohet 31-vjeçari në kufi me Malin e Zi
27/04 15:38
Top News/ ‘Donte të ndërtonte kulla që atëherë’, Meta tregon historinë me Ramën
27/04 15:21
Top Channel/Po vjen gripi i shpendëve/Kërkohen monitorim i veçantë. Mund të shkaktojë dëme ekonomike
27/04 15:18
Top News/ ‘Investime dhe në periferi’/ Veliaj inspekton përfundimin e rrugës në Gurrë të Vogël
27/04 15:16
Top News/ ‘Po luajmë për kampion’, Meta shfrenon imagjinatën- Nuk shes ndeshjen
27/04 15:12
Top News/ ‘Mori vulën e PD-së, por jo të PL-së’, Meta- Rama nuk na shfaros dot!
27/04 15:03
Top Channel/ Legalizime për vota dhe para! Disa të arrestuar për korrupsion zgjedhor
27/04 15:02
Top News/ Konflikti me armë në Peqin/ Kapet 40-vjeçari edhe kryebashkiaku i pranishëm në ngjarje
27/04 14:26
Top News/ Trafikoi 19 kg heroinë/ Kapet 65-vjeçari në Durrës, do ekstradohet drejt Italisë
27/04 14:00
Top News/ Pashka kthen emigrantët/Masa shtesë në dogana, rritet numri I sporteleve
27/04 13:59
Top News/ Kapet trafikanti i heroinës në Durrës, kërkohej nga autoritetet italiane
27/04 13:07