Frika se pas Brexitit, gjërat mund të ndryshojnë, I ka shtyrë disa britanikë të marrin masa e tw mendojnë për një furnizim të mirë me pije alkolike. Ata kanë zbarkuar në Calais të Francës, ku kanë blerë me shumicë verë dhe birrë. Ideja e një skenari të shkëputjes pa marrëveshje, ka ngjallur frikën se do të ketë kufizime mbi sasinë e alkolit francez që britanikët mund të blejnë me çmim të reduktuar, dhe një pjesë e tyre, nuk kanë dashur të rrezikojnë.