Britania në zgjedhje, Johnson e Corbyn “përveshin mëngët”
30/10/2019 19:39

Britania e Madhe tashmë është nisur drejt zgjedhjeve të reja, më 12 dhjetor, dhe motorët janë ndezur. Kryeministri Boris Johnson tha se është gati të luftojë “ashpër” për zgjedhjet dhe me të njëjtat tone është shprehur edhe udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbin. Më 29 tetor parlamenti britanik miratoi legjislacionin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si një përpjekje për të zgjidhur bllokimin politik për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Johnson shpreson se partia e tij konservatore do të marrë vota të mjaftueshme në zgjedhje, për të kaluar planin e tij të Brexitit në parlament. Laburistët në opozitë, që kanë shprehur mendime të përziera për Brexitin, si dhe kanë kërkuar një referendum të ri për këtë çështje, dhe Liberal-Demokratët, të cilët kanë kundërshtuar me ngulm Brexitin, do të përpiqen të fitojnë një mbështetje në zgjedhje. Votimi për zgjedhje të parakohshme erdhi një ditë pasi BE-ja ra dakord të shtyjë Brexitin deri më 31 janar të vitit të ardhshëm. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord të pranojnë “kërkesën për një zgjatje Brexit deri më 31 janar 2020.” Por, Britania e Madhe mund të largohet nga blloku para 31 janarit nëse marrëveshja e tërheqjes ratifikohet nga të dy palët.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37