Një situatë jo e hijshme është filmuar në një qendër tregtare në Birmingham të Anglisë, ku tre vajza janë përfshirë në një sherr. Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, shumë prej komentuesve vënë në dyshim të ardhmen e brezit të ri, duke i cilësuar pamjet si të shëmtuara, raporton Daily Mail.