Dhoma Amerikane e tregtisë i kërkoi qeverisë që të ndryshojë politikën e taksave, e cila jo vetëm që pengon investimet e huaja, por nxit edhe informalitetin. “Shqipëria krijon politika tatimore që janë jo domosdoshmërisht më atraktivet në rajon dhe ka ardhur koha që ti shikojmë këto politika tatimore në mënyrë që të jenë inkurajuese edhe për investitorët e huaj”, ka thënë Enio Jaco, president i Dhomës Amerikane.