Bileta e vdekjes, 30 mijë paund/ Prindërit e vietnamezes së vdekur në kamion tregojnë shifrat
26/10/2019 15:35

Të dërrmuar, prindërit e vajzës vietnameze që mendohet të jenë në mesin e 39 migrantëve të vdekur në kamionin e gjetur në Essex, tregojnë sesi paguan trefishin e çmimit për t`i siguruar asaj një “udhëtim VIP” drejt Britanisë së Madhe. Trafikantët i kishin garantuar se do të ndiqnin një rrugë të sigurtë. Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i dërgoi të ëmës një seri mesazhesh shqetësuese ku i thoshte se e “donte shumë” dhe se po vdiste pasi nuk merrte dot frymë. Babai i Pham tregoi se kanë paguar 30 mijë paundë për të bijën, e cila do të nisej drejt Anglisë përmes Kinës ‘në kërkim të një jete më të mirë’. Nguyen Thi Phong dhe Pham Van Thin, i kanë thënë CNN se ishte e tmerrshme për ata mbërritja e mesazheve, të cilat e bija mund t`i ketë dërguar në momentet e fundit të jetës. Çifti, që i kishte mbledhur ato para me shumë sakrifica, duke qenë se bashkë bëjnë vetëm gati 400 dollarë në muaj, thonë se trafikantët nuk i treguan sesi do të transportohej vajza e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Raportet në media tregojnë se viktimat kanë luftuar për të dalë nga kamioni frigoriferik ku temepratura mbërriti në minus 25 gradë Celsius. Policia gjeti shenja gishtash me gjak në derën dhe pjesën e brendshme anësore të tij, çka tregon se emigrantët kanë tentuar t`i gërryejnë me thonj. Disa prej kufomave, kishin shkumë që I dilte nga goja.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37