Një vit pas heqjes së sistemit të vizave, Kryeministri Berisha e risolli atë në vëmendje si një akt madhor e historik për shqiptarët. Duke vlerësuar zbatimin e rregullave në lëvizjen e qytetarëve në zonën e hapësirës Shengen nga shtetasit shqiptar, Kryeministri nuk anashkaloi edhe qëndrimin negativ të opozitës.