Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i opozitës Edi Rama po sulmon dhe demonizon kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, ndërkohë që e ka konsideruar këtë të fundit si një nga personalitetet më të shquara dhe të ekuilibruara të vendit.