Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, ka komentuar protestën e studentëve, duke u ndalur te arsyet që i kanë nxitur ata të dalin në rrugë. Rama u shpreh se, pavarësisht përqeshjeve dhe komenteve fyese ndaj tij, arsyet për protestën e studentëve janë të shumta, por sipas tij, që në fillim protesta ka qenë e influencuar.